Një ish-drejtoreshë kulture në krye të QSUT-së

Një ish-drejtoreshë kulture në krye të QSUT-së

Pas dorëheqjes së Florenc Spahos, është mësuar emri që do e zëvendësojë në krye të QSUT-së. Bëhet fjalë për Anxhela Paparizon, e cila është prezantuar sot si drejtoresha më e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Paparizo, së cilës i është besuar drejtimi i QSUT-së nuk ka asnjë lidhje me mjekësinë. Ajo ka qenë Drejtoreshë e Kultures dhe Arsimit dhe më pas Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur kjo e fundit drejtohej nga Edi Rama. Pasi emigroi në Kanada, Paparizo vazhdoi studimet në Universitetin e British Columbia për Planifikim Kulturor dhe ne Ivey School of Business për Lidership Ekzekutiv Bashkiak. Njëkohësisht ajo udhëheq departamentin e Arteve dhe Kulturës në Bashkinë e Qytetit të Burlingtonit në Ontario, Kanada,...