Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD dërgon në Kushtetuese ministren ”Diella” dhe rregulloren e Kuvendit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Demokratike ka dërguar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e re të Kuvendit të miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës socialiste, si dhe dekretin për ministren virtuale “Diella”. PD thotë se Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton që ministri duhet të jetë qenie njerëzore, shtetas shqiptar dhe mbi 18 vjeç. Në rastin e ministres virtuale Diella, këto kushte nuk përmbushen, sipas opozitës. Sa i përket Rregullores së re të Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë. Dërgimi në Kushtetuese i ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit ishte paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte deklaruar se është shkelur libri themeltar...