Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konstituimi i komisioneve, Peleshi takohet me krerët e grupeve parlamentare të opozitës
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi është duke zhvilluar një takim me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës. Në fokus të takimit është çështja e konstituimit të komisioneve parlamentare dhe agjenda e punës së Kuvendit për javën e ardhshme. Kujtojmë se opozita dhe mazhoranca u përplasën ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve, pasi PD kërkon ripërsëritjen e seancës për prezantimin e programit qeverisës, si edhe shkarkimin e kryeparlamentarit Peleshi. Sakaq, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha për mediat se “nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme që pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë”. “Duhet domosdoshmërish që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur”, tha Balla.