Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
NATO në alarm pas shkeljeve të hapësirës ajrore nga Rusia, Rutte: Veprime të qëllimshme ose paaftësi flagrante
Një gjendje alarmi është shpallur në NATO-s pas një sërë shkeljesh të hapësirës ajrore të vendeve anëtare, përfshirë Poloninë, Rumaninë dhe Estoninë. Ngjarjet e fundit kanë ngritur shqetësime serioze për sigurinë në krahun lindor të Aleancës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar me tone të ashpra. Në një deklaratë për mediat, Rutte është shprehur se veprimet e fundit ajrore janë ose të qëllimshme, ose një shfaqje e “paaftësisë flagrante”. “Ne gjithmonë do të vlerësojmë rrezikun, nëse bëhet fjalë për një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj mbrojtjes sonë të përgjithshme, ndaj qëndrimit tonë dhe do të veprojmë gjithmonë në përputhje me rrethanat, por në këtë rast nuk u bë një vlerësim i një kërcënimi të menjëhershëm”, tha ai gjatë një konference për shtyp,...