Zhduket pa gjurmë 15-vjeçari në Pogradec, alarmohet familja! Babai denoncon në polici

Zhduket pa gjurmë 15-vjeçari në Pogradec, alarmohet familja! Babai denoncon në polici

Një 15-vjeçar është zhdukur pa asnjë gjurmë prej 3 ditësh në Pogradec, duke alarmuar familjen e tij. Babai i të miturit ka bërë denoncimin në polici, duke thënë se 15-vjeçari është larguar nga banesa prej datës 21 shtator dhe nuk është kthyer më, duke humbur çdo kontakt. Babai ka thënë se nuk e kontakton dot as në telefon dhe as nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore Policia konfirmon se po punohet për gjetjen e të miturit, duke u përpjekur nëpërmjet gjeolokimit, nga rrjeti social apo qelizat telefonike të mundshme.