Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nis mbledhja e Këshillit Bashkiak, miratohet rendi i ditës për procedurën e shkarkimit të Veliajt
Ka nisur mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Në këtë mbledhje u miratua rendi i ditës: Propozimi për shkarkimin e Erion Veliajt me 12 vita pro dhe 1 abstenim. Në këtë mbledhje mungojnë: Gaz Paja, Aldo Merkoci, Joleza Koka dhe Anuela Ristani. “Erion Veliaj është gjallë. Ai duhet të ishte këtu. Për sa kohë ju ja mohuat, mua më vjen mirë që ai sot mori shijen e gjellës që ka gatuar vetë gjithë këto vite. Le ta provojë Erion Veliaj nga qelia ku është dhe nëse na ndjek, e përshëndesim. Vendimi është i paplotë. Ai duhet të ishte shkarkuar nga kjo detyrë që në vitin 2023”, tha anëtarja e këshillit të PD, Ilda Zhulali. Top Channel