No Image Available

Zgjidhja e ngërçit me komisionet/ Peleshi takim informal me krerët e grupeve parlamentare të opozitës, PD pritet te çojë emrat ne Kuvend

Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar se opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit dhe ka paditur ne Gjykatë Kushtetuese Rregulloren e re te Kuvendit do plotësojë karriget e saj ne komisionet e reja kuvendore. Larg vëmendjes se medias Niko Peleshi bëri nje përpjekje te fundit për të zbutur tonet me opozitarët. 24 orë para seancës plenare kreu i Kuvendit Niko Peleshi ftoi në një takimi formal krerët e grupeve opozitare Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, për zgjidhjen e ngërçit me përbërjen e komisioneve parlamentare. Top Channel