Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Konventa e re tatimore ndalon zhvendosjen e fitimeve drejt vendeve me tatim më të ulët se 9%
“Marrëveshja ndërkombëtare e re i jep Shqipërisë të drejtën të tatojë diferencën kur kompanitë përpiqen të transferojnë fitimet në juridiksione me tatim nën 9%, duke rritur transparencën dhe sigurinë për bizneset vendase.”Ministri i Financave Z.Petrit Malaj, nënshkroi sot në Paris me Zëvendëssekretaren e Përgjithshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) znj. Fabrizia Lapecorella, “Konventën Shumëpalëshe për Lehtësimin e Zbatimit të Shtyllës së Dytë Subjekt i Rregullit Tatimor” (STTR MLI), sipas njoftimit zyrtar.Nënshkrimi i kësaj Konvente është pjesë e masave, në kuadër të projektit ndërkombëtar BEPS, pjesë e të cilës Shqipëria është që prej vitit 2019.STTR është një pjesë integrale e konsensusit të arritur nga Kuadri Gjithëpërfshirës i Projektit Ndërkombëtar BEPS, për Shtyllën e Dytë të zgjidhjeve (Pillar 2) mbi rregullat globale kundër erozionit...