PD dorëzon sërish në Kuvend projektligjin për njohjen vetëm të dy gjinive: “Rrezikohet familja tradicionale”

PD dorëzon sërish në Kuvend projektligjin për njohjen vetëm të dy gjinive: “Rrezikohet familja tradicionale”

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kryesinë e Kuvendit një iniciativë ligjore që kërkon ndryshimin e ligjit për gjendjen civile, me qëllim njohjen ligjore vetëm të dy gjinive – mashkull dhe femër – të përcaktuara që në lindje. Deputeti i PD Tritan Shehu ka bere te ditur se per grupin parlamentar të PD-së, projektligji synon të mbrojë “themelin e shoqërisë njerëzore, ekzistencën e saj dhe familjen tradicionale”, të cilat sipas tyre, po rrezikohen nga nismat e qeverisë për ligje që përfshijnë “koncepte gjinore jo tradicionale”. PD akuzon mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se, përmes një ligji për “barazinë gjinore”, po tentojnë të njohin ligjërisht identitete të shumta gjinore dhe orientime seksuale që “cënojnë konceptin biologjik të mashkullit dhe femrës”. Ndër pikat që PD kundërshton janë:...