Paneli i ‘Goca dhe Gra’ zgjerohet: Pas Sherinës, dy moderatore të reja në tryezë

Paneli i ‘Goca dhe Gra’ zgjerohet: Pas Sherinës, dy moderatore të reja në tryezë

Emisioni i njohur “Goca dhe Gra” rikthehet zyrtarisht në ekran më 30 shtator, dhe sezoni i ri pritet të sjellë jo vetëm diskutime të forta, por edhe ndryshime në përbërjen e panelit që kanë ngjallur interes të madh në publik. Pas konfirmimit të Sherina Spahiut, motra Jona Spahiu, si një nga emrat që do t’i bashkohet tryezës së moderatoreve, bëhet me dije se një tjetër emër i spikatur që pritet të jetë pjesë e formatit është aktorja dhe intelektualja Ema Andrea. Gjithashtu, përflitet edhe Anila Basha, ish-kryeredaktore dhe zë i njohur i medias. Burime të afërta me produksionin bëjnë të ditur se fokusi këtë sezon do të jetë më shumë në temat sociale, çështjet gjinore, si dhe historitë personale të të ftuarve, duke ruajtur tonin...