“Blini një apartament dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do dyfishohen

“Blini një apartament dhe prona”/ Paralajmërimi i Ramës: Pas anëtarësimit në BE, çmimet do dyfishohen

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se çmimet e pronave në Shqipëri do të dyfishohet, pas anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës në konferencën “Shqipëria, Horizonti i Ri” Rama i ftoi që të investojnë dhe të blejnë toka e apartamente në Shqipëri, pasi çmimet do të vijnë duke u rritur akoma më shumë. Ndërkohë, Rama pati dhe një thirrje për ndërkombëtarët, të cilëve u tha se duhet të inkurajojnë pensionistët nga vendet e tyre që të qëndrojnë më gjatë në Shqipëri. “Në fakt sezoni po zgjatet tashmë. Këtë vit ka qenë shumë e qartë, që numrat janë shtuar tashmë, sigurisht në terma relative duke i krahasuar me vitin e kaluar, por do të thosha që pyetja që ju bëtë ose sfida është e vërtetë....