“Paracetamoli, shkak i autizmit?”, Trump: Duhet shmangur maksimalisht nga gratë shtatzëna

“Paracetamoli, shkak i autizmit?”, Trump: Duhet shmangur maksimalisht nga gratë shtatzëna

Presidenti Donald Trump bëri të ditura disa përfundime të sistemit shëndetësor amerikan, të cilat sugjerojnë se autizmi lidhet me përdorimin e paracetamolit në shtatzëni. Në një konferencë për shtyp, së bashku me Sekretarin e Shëndetësisë Kennedy, Trump paralajmëroi prindërit të qëndrojnë sa më larg të jetë e mundur këtij medikamenti. “Marrja e paracetamolit nuk është e mirë. Në rregull. Do ta them. Nuk është e mirë. Për këtë arsye, rekomandohet fuqimisht që gratë të kufizojnë përdorimin e tij gjatë shtatzënisë, përveç nëse është e nevojshme nga ana mjekësore. Kjo është, për shembull, në rastet e temperaturës jashtëzakonisht të lartë, kur mendoni se nuk mund ta përballoni dot ndryshe”, u shpreh Donald Trump, President i SHBA-ve. Presidenti amerikan ngriti shqetësim edhe për vaksinimin e fëmijëve me...