“Të shfuqizohet dekreti ‘Diella’”/ Grupi Parlamentar i PD dorëzon dy padi në Gjykatën Kushtetuese 

“Të shfuqizohet dekreti ‘Diella’”/ Grupi Parlamentar i PD dorëzon dy padi në Gjykatën Kushtetuese 

Karriget e opozitarëve në komisionet parlamentare nuk do lihen bosh. Demokratët u mblodhën para seancës plenare dhe hoqën nga tryeza opsionin e bojkotit, duke vendosur që të çojnë emrat e kryetarëve, nënkryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve zyrtarisht në parlament, ndonëse nuk janë dakord me strukturën e re të Kuvendit. Plotësimi i karrigeve në komisione parlamentare nuk do të thotë pajtim me strukturën e re të miratuar nga socialistët me votën e tyre, pasi demokratët kanë depozituar padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër Rregullores së Kuvendit. Nëse Niko Peleshi do të duhet të mbrojë rregulloren e Kuvendit para gjyqtarëve kushtetues, Edi Rama dhe Bajram Begaj do të duhet të mbrojnë Diellën. Pjesë të padive të depozituara në Kushtetuese është edhe dekreti presidencial që i hapi rrugë ministres...