Përbërja e komisioneve/ Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare, opozita çon zyrtarisht emrat e komisioneve parlamentare në Kuvend

Përbërja e komisioneve/ Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare, opozita çon zyrtarisht emrat e komisioneve parlamentare në Kuvend

Opozita nuk do bojkotojë komisionet parlamentare. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar se opozita edhe pse nuk e njeh strukturën e re të Kuvendit do çojë zyrtarisht emrat e saj në Kuvend, ndërkohë të mërkurën seanca plenare do miratoje përbërjen e komisioneve kuvendore. Në kryesinë e Kuvendit në orën 15:00, Niko Peleshi do zhvillojë një takim informal me krerët e grupeve parlamentare për këtë çështje. Nga opozita në takim do jenë prezent kreu i grupit te PD, kreu i PL Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu kreu i PR edhe kreu i PD Gazment Bardhi.   Top Channel