Donald Trump: 14 orët që sollën “pikën e kthesës” për tarifat – Tronditja e tregjeve dhe prapaskenat

Donald Trump: 14 orët që sollën “pikën e kthesës” për tarifat – Tronditja e tregjeve dhe prapaskenat

Në një kohë kur tarifat e rritura “hakmarrëse” të Donald Trump hynë në fuqi pak pas mesnatës të së mërkurës, Presidenti i SHBA po monitoronte nga afër tregun e bonove. Siç raporton Bloomberg në analizën e tij, yield-et e letrave me vlerë afatgjata amerikane po rriteshin, me obligacionin 10-vjeçar amerikan që regjistroi rritjen më të madhe tre-ditore që nga viti 2001. Skenari i rastit më të keq po fillonte të merrte formë: votuesit që e kthyen atë në Shtëpinë e Bardhë për të kontrolluar inflacionin u përballën me çmime të larta. “Njerëzve filluan t’u merren mendtë”, pranoi vetë Trump. Brenda 14 orëve, Presidenti do të vazhdonte me një nga përmbysjet më të mëdha të politikës ekonomike në historinë moderne amerikane. Ai njoftoi një pauzë tre...