Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Sulmi me thikë në QSUT’/ Berisha denoncon: Krimineli patronazhist u mbajt në punë vetëm për PS-në, rrezikoi jetën e stafit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një infermier u plagos me thikë nga një punonjës i këtij institucioni. Berisha thekson se agresori, i identifikuar si patronazhist i Partisë Socialiste dhe person me precedentë dhune, është mbajtur në punë dhe madje është emëruar përgjegjës i shintigrafisë vetëm pak muaj para zgjedhjeve, pavarësisht akteve të përsëritura të dhunës, kërcënimeve dhe konsumit të drogës. Sipas Berishës, fakti që një individ i tillë jo vetëm që nuk u përjashtua nga spitali, por përkundrazi u promovua, tregon qartë sesi “narkoregjimi”, siç ai e cilëson, shpërblen dhe mbron kriminelët për interesa politike. Berisha e konsideroi këtë jo vetëm një skandal të paprecedent, por edhe...