Krahu u djathtë i Termet Peçit, dorëhiqet kreu ISHSH Gjirokastër

Krahu u djathtë i Termet Peçit, dorëhiqet kreu ISHSH Gjirokastër

Gjatë ditës së sotme mësohet se ka dhënë dorëheqjen drejtori i ISHSH në Gjirokastër Edi Sinoimeri. Ai, njofton gazetari i Syri tv,  ka pohuar se kërkesën e dorëheqjes e ka bërë që mbas zgjedhjeve por vetëm ditët e fundit i është pranuar. Ndërkohë kujtojmë se gjatë fushatës elektorale të 11 majit Edi Sinoimeri ka qenë krahu i djathte i Tërmet Peçit, tashmë deputet i rilindjes dhe ish kreu i bashkisë Tepelenë. Nuk janë bërë të ditura shkaqet e dorëheqjes.