“Foton ia dërgova Kryeministrisë” Reagon qytetari që shkarkoi zv.ministrin: Nuk është kënaqësi, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi

“Foton ia dërgova Kryeministrisë” Reagon qytetari që shkarkoi zv.ministrin: Nuk është kënaqësi, por dikush duhet të mbajë përgjegjësi

Ditën e djeshme ministrja e Brendshme Albana Koçiu shkarkoi nga detyra zv.ministrin Andi Mahila, për shkak se ishte fotografuar duke pirë cigare brenda një lokali, në shkelje të ligjit. Sot në “Shqipëria Live” ka folur Bledar Hasa, personi që e fotografoi zv.ministrin, duke treguar ndjesitë e tij pas shkarkimit por dhe si arriti që ta bënte atë foto. Ai tha se nuk i vjen mirë që një person të pushohet nga puna për ketë arsye, ama një funksionar i lartë shtetëror nuk mund të shkelë ligjin në këtë mënyrë. “Unë isha në një lokal në bllok me familjen dhe ky njeri pa pyetur fare, pa përgjegjshmëri ndezi cigaren. Unë tentova t’i afrohesha që t’i thosha fike, por kamerierët më thanë të lutem lëre se është...