Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Jep dorëheqjen drejtori i QSUT, ja kush mund ta zëvendësojë
Pas Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndryshime edhe në drejtimin e nje tjetër institucioni të rëndësishëm të Shëndetësisë në vend. Mësohet se me ardhjen në krye të Ministrisë së Shëndetësisë së Evis Salas, Qendra Spitalore Universitare do të ketë një drejtues të ri. Drejtori i QSUT, Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Spaho ka qëndruar në këtë detyrë vetëm rreth 3 muaj, pasi e mori postin, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura arsyet e dorëheqjes. Në vend të tij, sipas disa raportimeve mediatike, pritet që Anxhela Paparizo të emërohet si pasardhëse. Në 5 muajt e fundit, QSUT ka ndryshuar dy drejtorë, një rast i paprecedentë ky më parë për Qendrën më të madhe spitalore në vend. Spaho zëvendësoi në...