Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD nuk humbet kohë, dërgon në Kushtetuese ‘Diellën’ dhe rregulloren e Kuvendit
gjykata kushtetuese TIRANË- Partia Demokratike ka dy padi zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit si edhe të shfuqizohet dekreti i ministres virtuale “Diella”. Grupi Parlamentar kërkon që të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit, të miratuar në Parlament vetëm me votat e mazhorancës socialiste. Gjithashtu, PD i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Rregullorja e re e Kuvendit, përmes të cilës janë riorganizuar komisionet parlamentare duke u bërë 11 të tilla, u votua në seancën e 16 shtatorit me 79 vota pro të deputetëve socialistë. Ndërkohë, më 11 shtator "Diella" e dekretua nga Kreu i Shtetit, Bajram Begaj. Sipas ligjit që një Ministë të dekretohet duhet të...