Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
PD padi në Gjykatën Kushtetuese Rregulloren e Kuvendit dhe “Diellën”
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese dy kërkesa. Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se Grupi Parlamentar dorëzon dy padi: të shfuqizohen ndryshimet e njëanshme në Rregulloren e Kuvendit dhe të shfuqizohet dekreti “Diella”. Po ashtu, PD ka depozituar në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit. Gjithashtu, në një padi të dytë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.