Analiza e Financial Times: A është bërë OKB një organizatë gjithnjë e më pak e rëndësishme?

Analiza e Financial Times: A është bërë OKB një organizatë gjithnjë e më pak e rëndësishme?

Nga Alec Russell dhe Abigail Hauslohner, Financial Times Që kur u themelua në tetor të vitit 1945, në një shpërthim idealizmi pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit më të zgjuar të OKB-së kanë kuptuar se fuqia e tyre kryesore buronte nga “katedra”: ata mund të turpërojnë dhe kritikojnë publikisht shtetet anëtare. Dag Hammarskjold, sekretari i dytë, i cili vdiq në një aksident misterioz ajror në vitin 1961, ndërsa ndërmjetësonte në Kongo, ishte mjeshtri më i mirë i këtij qasjeje. Kur ai fliste, bota dëgjonte.“OKB-ja nuk u krijua për të çuar njerëzimin në parajsë”, tha ai. “Por për të shpëtuar njerëzimin nga ferri”. Sekretari i përgjithshëm aktual, më i kujdesshmi António Guterres, herë pas here ruan traditën e të folurit hapur. Javën e kaluar, ai mbajti një...