Raporti: Trump po zhvillon një luftë kulturore ndaj Europës, duke promovuar aleatët e djathtë

Raporti: Trump po zhvillon një luftë kulturore ndaj Europës, duke promovuar aleatët e djathtë

Administrata e Trump-it po zhvillon një luftë kulturore ndaj Europës, duke promovuar agresivisht aleatët politikë dhe ideologjikë të lëvizjes MAGA në kontinent dhe duke poshtëruar publikisht BE-në në skenën ndërkombëtare, thuhet në një raport të përbashkët nga Këshilli Europian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR) dhe Fondacioni Europian i Kulturës. Studimi argumenton se presidenti amerikan po përpiqet në mënyrë aktive të ndërhyjë në zgjedhjet europiane, të transformojë marrëdhëniet transatlantike drejt vlerave konservatore dhe të bashkojë populistët e djathtë të Europës rreth temës së “lirisë së shprehjes”. Raporti sugjeron se përçarjet, hezitimet dhe qasja “lëvdo, qetëso, shpërqendro” e liderëve të BE-së në përballje me Trump-in, e kanë inkurajuar këtë sjellje. Duke përdorur kërkime dhe sondazhe nga të 27 vendet anëtare të BE-së, raporti argumenton se mjaft prej...