Zgjidhet drejtuesi i ri i Gjykatës së Vlorës

Zgjidhet drejtuesi i ri i Gjykatës së Vlorës

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka tashmë një drejtues të ri. Pas transferimit të ish-kryetarit Enkel Peza drejt kryeqytetit, pozicioni i mbetur vakant është marrë nga gjyqtari Fjorald Behari, i cili u zgjodh në këtë detyrë pasditen e së hënës, në një proces votimi të zhvilluar mes trupës gjyqësore të kësaj gjykate. Behari mori shumicën e votave dhe doli fitues në garën për drejtimin e institucionit, pas disa raundesh konsultimesh dhe diskutimesh mes gjyqtarëve. Ai konsiderohet një nga emrat më të rinj në sistemin gjyqësor, por që ka fituar besimin e kolegëve të tij, edhe pse vetëm dy vite më parë ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe u transferua si gjyqtar në Vlorë. Për shkak të përvojës relativisht të shkurtër, ai do ta...