Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Rusia po armatoset masivisht”, Suedia: Evropa të jetë gati pë luftë
Ministri suedez i Mbrojtjes, Pal Jonson, të martën bëri thirrje që Evropa të rrisë përgatitjet për një konflikt të armatosur, për shkak të kërcënimit që paraqet Rusia. “Ne duhet të adoptojmë një mentalitet të ri evropian, të kalojmë nga një mentalitet i kohës së paqes në një gatishmëri lufte”, tha Jonson në Berlin, përpara një takimi me homologun e tij gjerman, Boris Pistorius, raporton DPA. “Rusia po armatoset masivisht dhe po ndërton një ushtri “më vdekjeprurëse”, duke bërë përparime të mëdha në armët me rreze të gjatë dhe në luftën elektronike”, tha Jonson në një aktivitet në Fondacionin Konrad Adenauer. Ai paralajmëroi se vendet e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) duhet të koordinohen më ngushtë në mbrojtje. “Flasim për një larmi brenda aleancës...