Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama: Anëtarësim i shpejtë në BE, të huajt duhet të investojnë në prona, pasi çmimet do të rriten
Kryeministri Edi Rama është shpresëplotë se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të ndodhë deri në vitin 2030. “Jemi në proces që ka përparuar shumë, praktikisht po çelim kapitujt e negociatave me një shpejtësi që nuk është parë ndonjëherë më parë gjatë procesit të anëtarësimit, por është kombinim i meritës tonë dhe qasjes së re të BE kundrejt zgjerimit. Falë ose për shkak të luftës në Ukrainë, që e ka tronditur fort Evropën dhe që i ka përcuar udhëheqësve të BE mesazhin që rëndësia gjeopolitike e Evropës së bashkuar është ekzistenciale dhe që Ballkani Perëndimor natyrshëm është pjesë e së ardhmes së organit të BE. Falë asaj që kemi bërë dhe për atë që ka bërë Putin, jemi aktualisht në një proces tejet të...