Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pse po sulmohen aeroportet? Ekspertët: Sistemet kompjuterike që përdorin, komprometohen lehtësisht
Prej ditësh, aeroportet kryesore europiane janë prekur nga sulme kibernetike që kanë shkaktuar vonesa e anulime fluturimesh, duke prekur me mijëra pasagjerë. Një sulm i tillë të premten shkaktoi ndërprerje të mëdha në disa aeroporte evropiane, duke përfshirë Berlinin, Brukselin dhe Heathrow-n e Londrës. Agjencia e sigurisë kibernetike e Bashkimit Evropian, ENISA pohoi se një sulm ransomware i palës së tretë kishte shënjestruar sistemet e regjistrimit dhe të hipjes në avionë të MUSE-s, një platformë softuerike e përdorur gjerësisht, e operuar nga kompania amerikane Collins Aerospace. Aeroporti i Brukselit anuloi gjysmën e fluturimeve të tij të dielën, ndërsa Berlini dhe Londra përjetuan anulime dhe vonesa, pasojat e të cilave vazhduan të hënën. Eksperti i sigurisë kibernetike, Profesor Alan Woodward, i tha DW se ky mund...