Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nisin lëvizjet në Ministrinë e Shëndetësisë/ Largohet drejtori i FSDKSh, merr dretjimin ish-kreu i Tatimeve të PD-së
Artur Papajani TIRANË- Kanë nisur lëvizjet në Ministrinë e Shëndetësisë, ku raportohet se është larguar nga detyra Spartak Zekja, drejtori i Fondit të Detyrueshëm i kujdesit shëndetësor (FSDKSh). Burime për mediat bëjnë me dije se në vend të Zekjas, pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike. Ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë, prezantimi i tij pritet të bëhet në orën 14:00. Megjithëse nuk është njoftuar një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të vijë si pasojë e krijimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministres së re, Evis Sala./ZËRI