“Më ndalën se po kalon ti”, Macron bllokohet në Nju Jork nga autokolona e Trump, e telefonon menjëherë

“Më ndalën se po kalon ti”, Macron bllokohet në Nju Jork nga autokolona e Trump, e telefonon menjëherë

Një incident i pabesueshëm që përfshin Presidentin francez Emmanuel Macron dhe homologun e tij amerikan Donald Trump ndodhi të hënën në mbrëmje në New York, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme vjetore e OKB-së. Kur Macron doli nga ndërtesa e OKB-së pas fjalimit të tij në të cilin, ndër të tjera, njoftoi njohjen e shtetit të Palestinës nga Franca, ai u gjend para një bllokade policore që ishte ngritur ndërsa po lëvizte autokolona e Donald Trump. “Më falni, z.President, gjithçka është mbyllur, trafiku është ndaluar kudo”, i shpjegoi një oficer policie Macronit që dukej i habitur. Megjithatë, presidenti francez nuk e humbi sensin e humorit pasi telefonoi menjëherë homologun e tij amerikan. “A e merr me mend, po pres në rrugë sepse gjithçka është ndalur...