Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Scholes kritikon Rashford: Nuk lumturohem dot për të, e di qëndrimin e tij te Manchester United
23 Shtator 2025 13:27 Alfred Lleshi Paul Scholes ka goditur Marcus Rashford për sjelljen e treguar gjatë periudhës te Manchester United, edhe pse e pranoi talentin e tij. Ish-mesfushori tha: “Nuk ka dyshim për talentin që ka ai djalë, është i jashtëzakonshëm… Goli i dytë (kundër Newcastle) ishte fantastik. Megjithatë, e pata shumë të vështirë të ndihesha i lumtur për të. Kryesisht për shkak të qëndrimit të tij te Manchester United”. Scholes rikujtoi se Rashford u largua mes përplasjeve me Rúben Amorim, duke e akuzuar për mungesë përkushtimi: “Kur iku, mendova se ishte një turp për Manchester United… Në fakt, mendoj se ai e braktisi klubin. Dhe nëse e bën një herë, do ta bëjë sërish”. Scholes pati edhe një paralajmërim për kohën e tij...