Aitana Bonmatí, vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

Aitana Bonmatí, vajza e artë që synon rekordin e Leo Messit

23 Shtator 2025 13:39 Alfred Lleshi Aitana Bonmatí vazhdon të shkruajë histori. Mesfushorja e Barcelonës është bërë futbollistja e parë që fiton tre “Topa të Artë” radhazi, duke u bashkuar me legjenda si Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten. Me këtë sukses, ajo ka barazuar rekordin e Platini (1983-1985) dhe Leo Messit (2009-2011), si të vetmit që e kanë fituar tri herë radhazi. Tani, objektivi i saj është të ndjekë gjurmët e Messit, i cili është i vetmi që ka triumfuar 4 herë radhazi dhe mban rekordin me 8 “Topa të Artë”. Në moshën 27-vjeçare, Aitana është në kulmin e karrierës. Në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe 1 asist në vetëm 4 ndeshje të ligës, duke qenë lojtare kyçe. Përpara saj qëndron...