Komisioni i Çështjeve Ligjore rrëzon kërkesën e Veliajt për t’u dëgjuar: S’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Komisioni i Çështjeve Ligjore rrëzon kërkesën e Veliajt për t’u dëgjuar: S’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Komisioni i Çështjeve Ligjore i Këshillit Bashkiak të Tiranës vendosi sot që të refuzojë kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për të marrë pjesë në mbledhjen ku do të vendoset për shkarkimin e tij. Vendimi që Veliaj të mos dëgjohet sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak u mor edhe me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste, të cilët edhe kanë propozuar shkarkimin e tij nga detyra. Një ditë më parë, kryebashkiaku Veliaj kërkoi të ishte i pranishëm në mbledhje për të dhënë shpjegimet e tij.