Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Sherr me thika mes dy infermierëve në spital, plagoset njëri prej tyre
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e një spitali shtetëror në Tiranë. Policia bën me dije se gjatë një konflikti mes dy infermirëve, njëri prej tyre është qëlluar me thikë. I plagosuri po merr trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet po punojnë për arrestimin e autorit. Njoftimi i policisë Tiranë Informacion paraprak/ Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.