E pazakontë/ Policët në New York ndalojnë Macron: Do kalojë Trump

E pazakontë/ Policët në New York ndalojnë Macron: Do kalojë Trump

Një ngjarje e pazakontë me protagonist presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentin amerikan, Donald Trump, ndodhi të hënën në mbrëmje në Nju Jork, ku po zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Pasi përfundoi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme gjatë të cilit njoftoi se Franca do të njohë shtetin e Palestinës, Emmanuel Macron u përball me një bllokadë policore në dalje të ndërtesës së OKB-së. Arsyeja: po kalonte autokolona e Donald Trump, çka kishte sjellë ndalimin e plotë të qarkullimit. Një oficer policie i shpjegoi Macron-it: “Na falni, zoti president, gjithçka është e mbyllur, lëvizja është ndërprerë kudo”. New York police stopped Macron’s motorcade to let Trump pass In New York, police stopped the French president’s motorcade as the road was closed for...