Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dy infermierët u zunë me thika në spitalin “Shefqet Ndroqi”, zbardhen emrat
Mikel Osmani është infermieri që u plagos me thikë nga kolegu Dashamir Çajka sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Burimet thonë se ka qenë një konflikt për arsye banale. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Tiranës, e cila thotë se i plagosur ka mbetur një infermier 37 vjeç, ndërsa autori është në kërkim. “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”-njofton policia. Top...