Sherr te “Shefqet Ndroqi”! Laboranti godet me gërshërë infermierin, më pas arratiset

Sherr te “Shefqet Ndroqi”! Laboranti godet me gërshërë infermierin, më pas arratiset

Një sherr i ashpër ka ndodhur këtë të martë, 23 shtator, në mjediset e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Mësohet se një 32-vjeçar, me profesion laborant, ka goditur me gërshërë kolegun e tij 37-vjeçar (infermier) e më pas është arratisur. “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Shtetasi M.O është nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e policisë po punojnë për kapjen e shtetasit, tashmë të shpallur në kërkim, D.Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.