Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim, duhet…

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha se vendimi i Partisë Socialiste për të mos lejuar praninë e kryeartit Erion Veliaj në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij është i padrejtë dhe i jep mundësinë atij të rikthehet në detyrë me vendim gjykate dhe të përfitojë dëmshpërblim të majmë, nëse e çon çështjen në Strasburg. “Sot Erion Veliaj do të shkarkohet, nuk do të jetë më kryetar i Bashkisë. Ne kemi muaj që protestojmë para Bashkisë, sigurisht që do ta votojmë shkarkimin e tij. Por i pandehuri Erion Veliaj ka të drejtën e tij të flasë para këshillit. Edhe ne duam t’ia përplasim në fytyrë abuzimin dhe korrupsionin që ka kryer në 10 vite, jo përmes mediave, atë që ai...