Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rikthehet “Goca dhe Gra”, zbulohet data e sezonit të ri televiziv
“Goca dhe Gra” rikthehet me një tjetër sezon televiziv. Programi që bën bashkë disa bashkëmoderatore dhe të ftuara njëherazi në një tryezë diskutimesh, vjen me sezonin e tij të 6-të televiziv. Në faqen zyrtare të programit në Instagram është publikuar data e nisjes, që do të jetë 30 shtatori, por ajo që ka zgjuar kureshtje te publiku online është paneli. Faqja nuk ka konfirmuar ende asnjë prej emrave, duke e lënë me sa duket surprizë për takimin e parë. Ajo që dihet është që priten emra të tjerë, ndryshe nga sezoni i shkuar televiziv. Top Channel