‘Shkarkimi u vonua nga mazhoranca’, Teliti: Veliaj duhet të dëgjohet, mungesa mund të shfrytëzohet për rikthim në Bashki

‘Shkarkimi u vonua nga mazhoranca’, Teliti: Veliaj duhet të dëgjohet, mungesa mund të shfrytëzohet për rikthim në Bashki

Nënkryetari i Këshillit të Bashkisë Tiranë, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat, denoncoi veprimet e mazhorancës socialiste gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak, duke e cilësuar procesin e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj si të vonuar dhe të kontestueshëm. Teliti theksoi se propozimi i opozitës për shkarkimin e Veliaj, i bërë që në muajt e parë, u trajtua me 7 muaj vonesë nga mazhoranca dhe u shfrytëzua në mënyrë të gabuar për të shmangur përgjegjësitë ligjore. Ai shtoi se qëllimi i opozitës është që ky proces të mos shndërrohet në një instrument për rikthimin e Veliaj në detyrë dhe për të garantuar largimin përfundimtar të tij nga drejtimi i Bashkisë, duke kujtuar gjithashtu shqetësimet për korrupsionin në qytet dhe inceneratorët që shpenzojnë miliona euro çdo...