30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

30% e aksidenteve fatale nga shpejtësia

Shpejtësia tej normave të lejuar vijon të mbetet në Shqipëri burimi kryesor i aksidenteve me pasojë humbje jetësh.Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për vitin 2023 rreth 30% e vdekjeve nga aksidentet janë shkaktuar nga shpejtësia, ndërsa 26% e vdekjeve shkaktohen nga të kaluarit e rrugës pa kujdes. Më tej ndryshimi i papritur i drejtimit të mjetit përbëri 9% të vdekjeve. Ndërsa alkooli, mosrespektimi i këmbësoreve, qasja e pakujdesshme përbejnë secila 6% t shkaqeve të fataliteve nga aksidentet rrugore.Të dhënat e ministrisë së brendshme janë bërë publike në kuadër të dokumentit e “Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026-2030” të publikuar për konsultim.“Shumica e shkeljeve të qarkullimit rrugor janë për shkak të shpejtësisë ose mosrespektimit të kufirit të shpejtësisë. Përveç kësaj, ekziston një përhapje e...