The Weeknd zëvendësohet nga Cardi B në Festivalin Global Citizen ‘për arsye personale’

The Weeknd zëvendësohet nga Cardi B në Festivalin Global Citizen ‘për arsye personale’

Këngëtari i njohur The Weeknd nuk do të performojë në Festivalin Global Citizen që do të mbahet këtë fundjavë në Central Park, New York. Artisti kanadez, i njohur për hitin “Blinding Lights”, është tërhequr nga eventi për arsye personale, vetëm disa ditë para se të ngjitej në skenë. Në një deklaratë për mediat, The Weeknd (emri i vërtetë Abel Tesfaye) shprehu keqardhje për anulimin e koncertit:“Për arsye personale, nuk jam në gjendje të performoj në Global Citizen. Faleminderit fansave për mbështetjen dhe për angazhimin e tyre në këtë kauzë të rëndësishme,” tha ai. Në vend të tij, në festival do të ngjitet Cardi B, e cila sapo ka publikuar albumin e saj më të ri Am I The Drama?. Cardi, me stilin e saj energjik,...