Në pritje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak për Veliajn, Berisha mbledh “të vetët” në seli!

Në pritje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak për Veliajn, Berisha mbledh “të vetët” në seli!

selia blu-partia demokratike TIRANË- Grupi i Partisë Demokratike do të mblidhet sot, në orën 12:00, në selinë blu. Mbledhja e demokratëve vjen vetëm pak orë para se Këshilli Bashkiak të mblidhet në një seancë, në orën 16:00. Fokusi i mbledhjes është shkarkimi apo jo i kryebashkiakut aktual, Erion Veliaj. Ndërkohë, edhe ne mbledhjen e demokratëve pritet që të diskutohet për qëndrimin e tyre në Këshill, megjthëse kryedemokrati Sali Berisha deklaroi dje se do të jenë pro shkarkimit të Veliajt. Megjithatë, lidhur me kërkesën e Veliajt për të qenë prezent në Këshill, opozita është shprehur pro pranisë së tij.  Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se në emër të PD kërkon që Veliaj të marrë pjesë në Këshillin Bashkiak,...