Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I vodhi të dhënat e rrjeteve sociale dhe kërcënonte 23-vjeçaren përmes fotove, arrestohet i riu
Një i ri nga Burreli ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pas kallëzimit të një 23-vjeçareje. Kjo e fundit denoncoi në polici se 25-vjeçari i kishte vjedhur të dhënat e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot e videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para. “Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë. Si rezultat...