Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë

Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë, tërhiqen edhe 4 kandidatë të tjerë

Pas dorëheqjes se dy deputetëve të PSD në qarkun Shkodër, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, në listën e këtij subjekti kanë filluar dorëheqjet edhe nga marrja e mandatit. Deri tani nuk kanë pranuar 4 kandidatë, dy nga lista e mbyllur dhe dy nga lista e hapur. Nga e drejta e marrjes së mandatit kanë hequr dorë, Migena Kallacej, Osman Teta, Bledar Mezini dhe Suada Kopshti. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur.     Top Channel