No Image Available

BE shpërfill Orbán/ Voton kundër heqjes së imunitetit të eurodeputetes italiane, e ‘shpëton’ nga gjyqi në Hungari

Komiteti i Çështjeve Ligjore i Parlamentit Europian (JURI), votoi të martën kundër heqjes së imunitetit të eurodeputetes italiane të krahut të majtë Ilaria Salis, duke argumentuar se ajo nuk do të ketë një gjykim të drejtë në Hungarinë e Viktor Orbán. Salis, 41 vjeç, u arrestua në shkurt të vitit 2023 në Budapest, e akuzuar për tentativë sulmi ndaj një aktivisti të ekstremit të djathtë dhe se i përkiste një grupi ekstrem të majtë. Ajo kaloi më shumë se një vit në burg në Hungari, përpara se të zgjidhej në Parlament me të Gjelbrit dhe Aleancën e Majtë të Italisë. Ndalimi i Salis — e cila është anëtare e grupit të së majtës në Parlament — shkaktoi zemërim pasi imazhet e saj me pranga u...