Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Hapi facebook me foton e saj dhe e kanoste për t’i dhënë para, arrestohet 25 vjeçari
Një 25 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se kanoste një të re për ti dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj. 23 vjeçarja kishte bërë denoncimin se një person i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para. Në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi Brandi Kasmi, 25 vjeç, banues në Burrel. Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.