Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Korrupsion dhe pastrim parash, Albana Vokshi me dy dosje në SPAK, nga abuzimi me vendburimet e naftës me kompanitë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, është përballë dy kallëzimeve për korrupsion dhe pastrim parash, të depozituara në Prokurorinë e Posaçme. Njëri prej tyre mban emrin e një denoncuesi anonim, “Nesti Angoni”, i njohur për akuzat edhe ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Tjetri kallëzim është dorëzuar nga aktivistja Evi Kokalari, e cila pretendon se Vokshi ka kaluar puset e naftës përmes kompanive guaskë me lidhje ruse babait të fëmijëve të saj dhe ngre dyshime mbi të ardhurat e motrës së deputetes, që kapin mbi 600 mijë dollarë në vit. Ende nuk dihet nëse SPAK ka nisur hetime konkrete mbi këto kallëzime, por Kokalari insiston se ka dorëzuar prova dhe kërkon përgjigje nga drejtësia. Aktivistja ka publikuar ditën e djeshme mesazhet që i ka çuar...