Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, eksperti: Veliaj ka të drejtë kushtetuese për t’u dëgjuar, qoftë edhe online
Agron Haxhimali, nga Instituti për Qeverisjen Vendore, u shpreh se Erion Veliaj ka të drejtë kushtetuese të dëgjohet nga Këshilli Bashkiak përpara se të vendoset shkarkimi i tij, qoftë fizikisht, online apo me shkrim. Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, eksperti tha se kjo është një çështje serioze që kërkon transparencë për opinionin publik, ndërsa shtoi, se Këshilli Bashkiak duhet të tregojë lartësinë institucionale për një vend demokratik. “Këshilli Bashkiak ka të drejtë legjitime të propozojë pranë Këshillit të Ministrave shkarkimin e Veliajt bazuar në mungesën e tij prej 3 muajsh në punë. Këtu nuk ka ekuivok për sa kohë ligji nuk thotë me arsye pa arsye. Komunikimi për në figurë të tillë për një të zgjedhur për një bashki kaq të madhe...