Do niste një jetë të re pa ta! 45 vjeçarja vret fëmijët e saj 6 dhe 8 vjeç, trupat u gjetën pas katër vitesh në valixhe

Do niste një jetë të re pa ta! 45 vjeçarja vret fëmijët e saj 6 dhe 8 vjeç, trupat u gjetën pas katër vitesh në valixhe

Një juri në Gjykatën e Lartë në Auckland, Zelandë e Re, shpalli të martën fajtore Hakyung Lee për vrasjen e dy fëmijëve të saj të mitur në vitin 2018, trupat e të cilëve u gjetën katër vite më vonë në valixhe të braktisura në një njësí magazinimi. Lee, 45 vjeç, një shtetase e Zelandës së Re me origjinë koreano-jugore, u akuzua për vrasjen e djalit të saj Minu Jo, 6 vjeç, dhe vajzës Yuna Jo, 8 vjeç, në qershor të vitit 2018. Pas krimit, ajo u largua për në Korenë e Jugut, ku edhe ndryshoi emrin e saj. Ajo u ekstradua në Zelandën e Re në nëntor 2022 për t’u përballur me drejtësinë. Avokatët e saj pretenduan se Lee ishte në gjendje të rënduar mendore...