Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Ju jeni paralajmëruar”, Polonia mesazh Rusisë: Mos u “ankoni” nëse avionët tuaj rrëzohen në hapësirën ajrore të NATO-s
Rusia nuk duhet të ankohet në Kombet e Bashkuara nëse raketat ose avionët e saj rrëzohen pasi kanë hyrë në hapësirën ajrore të NATO-s, paralajmëroi Moskën ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski. Sikorski i bëri deklaratat teksa fliste në një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork. Samiti u mblodh pasi tre avionë ushtarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta më 19 shtator përpara se të zmbrapseshin nga avionët italianë F-35. “Kam vetëm një kërkesë për qeverinë ruse: Nëse një raketë ose avion tjetër hyn në hapësirën tonë pa leje, qëllimisht ose gabimisht, dhe rrëzohet dhe rrënojat bien në territorin e NATO-s, ju lutem mos vini këtu të ankoheni për këtë”, tha Sikorski. “Ju jeni paralajmëruar.” Inkursioni në Estoni erdhi pasi...